Nënë e bijë akoma në gjendje të rëndë pas therjeve me thikë nga kryefamiljari

Akoma në gjendje të rëndë vazhdojnë të jenë nëna dhe vajza e saj, që një ditë më parë u therën thikë nga kryefamiljari. Sipas, mjekëve gjendja e tyre shëndetësore nuk ka pasur ndryshime. Organizata për të drejtat e grave kritikojnë institucionet për mos reagim dhe mendësi patriarkale. Aktivistet e Kolektivit Feminist kërkojnë që rastet e dhunës të trajtohen me dinjitet, dhe gratë të inkurajohen ta raportojnë dhunën pa frikë

Një grua 49-vjeçare bashkë me vajzën e saj 12-vjeçare u goditën me thikë nga kryefamiljari, Bashkim Gashi i cili që nga e premtja gjendet në ndalim policor.

E, të dy viktimat që po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, vazhdojnë të jenë në rrezik për jetën.

Gjendja e tyre s’ka ndryshime, janë ende në mjekim intensiv”- Hekuran Veçgishti – Shef i Emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Prokuroria Themelore e Prizrenit deklaroi se motivi i sulmit, dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare.

Sidoqoftë, organizatat që mbrojnë të drejtat e grave vlerësojnë se rastet e dhunës, duhet trajtuar më seriozisht nga institucionet.

“Është e rëndësishme që institucionet të zhvishen nga mendësia patriarkale që kanë përderisa janë institucione shtetërore të sigurisë, mi pa individët si qenie njerëzore por mbi të gjitha, të tentojnë t’i marrin seriozisht secilin raportim për shkak se kur ndodh raportimi, gratë shumicën e herave ri viktimizohen”, ka thënë Qëndresa Hyseni – Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Për Hysenin, me rëndësi mbetet që gratë të inkruajohen për të lajmëruar rastet e secilës formë të dhunës.

“Institucionet në këtë pikë po luajnë rol shumë të madh që me i stopu gratë edhe me i lanë brenda hapësirave të dhunshme por edhe raporteve që janë të dhunshme për shkak se nuk po reagojnë. Është shumë e rëndësishme që secila formë e dhunës të raportohet, secili rast të trajtohet unik dhe të njëjtën kohë me dinjitet”, ka thënë Qëndresa Hyseni – Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka deklaruar se të pandehurit Gashi, do t’i bëhet kërkesa për caktim të masës së paraburgimit brenda afateve ligjore.

Familja në fjalë ishte shpërngulur nga Komuna e Gjakovës dy javë më parë.

Për rrjedhojë, televizioni është interesuar të marrë përgjigje nga Gjykata e kësaj komune rreth të kaluarës së të pandehurit, por e njëjta, nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika