Nënshkruhen disa dokumente dypalëshe në mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Ministrat e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë nënshkruan disa dokumente dypalëshe, të cilat siç thonë nga Qeveria e RMV-së, kanë për qëllim afrimin e mëtejshëm të vendeve, ekonomive dhe popujve në mes dy vendeve, të cilat janë rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara për Ballkanin e Hapur

Gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në Beograd, ministrat e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë nënshkruan disa dokumente dypalëshe, të cilat siç thonë nga Qeveria e RMV-së, kanë për qëllim afrimin e mëtejshëm të vendeve, ekonomive dhe popujve në mes dy vendeve, të cilat janë rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara për Ballkanin e Hapur.

Nga Qeveria njoftojnë se memorandumi i nënshkruar mes ministrave të Punëve të Brendshme të të dy vendeve ka të bëjë me lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanovc-Preshevë.

“Të vetëdijshëm për nivelin e lartë të trafikut të automjeteve të pasagjerëve të gjeneruar në këtë pikë kufitare, ekipet e Ministrisë së Brendshme, Departamenteve të IT-së dhe Policisë Kufitare, Administratave Doganore si dhe Ministrive të Transportit dhe Lidhjeve nga të dyja vendet kanë punuar prej disa muajsh për gjetjen e zgjidhjeve”.

“Janë përcaktuar disa lloje masash, zbatimi i të cilave do të përmirësojë, lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e pasagjerëve dhe automjeteve. Masat i referohen kryesisht infrastrukturës në terren dhe modelit të menaxhimit të përbashkët të kufirit”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Memorandumi i dytë, i cili u nënshkrua në Beograd, ka të bëjë me një projekt për sistemet e rrjetëzimit për mbledhjen elektronike të tarifave.

“Me intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe nivelit veçanërisht të lartë të lidhjes mes dy vendeve tona, numri i qytetarëve që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut në Serbi ose anasjelltas po rritet çdo ditë, por intensiteti i automjeteve dhe pasagjerëve që përdorin vendet tona si transit drejt vendeve të treta është i lartë. Në këtë drejtim, ne vazhdimisht po përmirësojmë infrastrukturën e autostradave dhe po ndërtojmë autostrada të reja, por po investojmë gjithashtu në zgjidhje dixhitale që lehtësojnë udhëtimin duke rrjetëzuar sistemet elektronike të mbledhjes së tarifave”, theksojnë nga Qeveria.

Me nënshkrimin e memorandumit, së shpejti të gjithë qytetarët e Serbisë me pajisjen TAG të instaluar do të mund të kalojnë pa ndalesë nëpër rrugët me pagesë në Maqedoninë e Veriut dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët e RMV-së tonë kur të udhëtojnë nëpër Serbi.

Memorandumi i tretë, i cili u nënshkrua të premten e 31 marsit në Beograd, ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e minierave dhe energjetikës.

“Me këtë memorandum tregojmë vullnetin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, në mënyrë që të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike. Energjia është një shtyllë e ekonomisë dhe me këtë memorandum ndër të tjera inkurajohen dhe mbështeten investimet e përbashkëta nga të dyja vendet, veçanërisht për ndërtimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, prodhimin e energjisë dhe ndërlidhjen e sistemeve të gazit dhe energjisë elektrike. Maqedonia e Veriut dhe Serbia”, theksojnë nga Qeveria.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika