Nënshkruhet marrëveshja për kredinë 15-milionëshe për Telekomin

Ministria e Financave dhe Telekomi kanë nënshkruar marrëveshjen për kredinë investive në Telekom prej 15 milionë eurosh

U nënshkrua marrëveshja për kredinë investive në Telekom prej 15 milionë eurosh, në mes të Ministrisë së Financave dhe ndërmarrjes.

Marrëveshja, siç ishte thënë edhe më herët nga Qeveria, synon të vazhdojë investimet në teknologjinë e pajisjeve dhe të sistemeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe cilësore për institucionet dhe qytetarët.

“Përveç kësaj, marrëveshja gjithashtu ka për qëllim të garantojë qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje me interes publik që operon në sektorin e komunikimit si një nga sektorët kyç ekonomikë”, njoftoi ministria të enjten pas nënshkrimit.

Në qershor të vitit të kaluar, Telekomit iu ndanë 7.7 milionë euro për uljen e shpenzimeve operative të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa në dhjetor të po të njëjtit vit, Qeveria ia aprovoi transhin e parë të kredisë investive me vlerë 5 milionë euro.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika