Nëntë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, 5 të vrarë nga granatimet e Kievit në Belgorod

Së paku nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse kryen sulme me disa raketa dhe dronë gjatë natës, njoftuan autoritetet lokale të dielën.

Në anën tjetër, autoritetet ruse raportuan se pesë civilë rusë u vranë si pasojë e granatimeve ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë.

Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, tha se një vajzë 4-vjeçare është në mesin e shtatë të plagosurve nga sulmi i fundit në rajonin verilindor të Ukrainës.

Një tubacion gazi dhe 10 shtëpi u dëmtuan dhe dy shtëpi u shkatërruan si pasojë e sulmit, tha Ihor Terekhov, kryetar i qytetit të Harkivit.

Dy gazetarë u plgosën nga një sulm gjatë natës në një hotel në qytetin lindor Kramatorsk, ndërsa një tjetër është zhdukur në gërmadha, tha Vadym Filashkin, kryetar i qeverisë rajonale të Donjeckut.

Ai tha se gazetarët janë shtetas të Britanisë, SHBA-së dhe Ukrainës, përkatësisht. Ai shtoi se kërkimet për gjetjen e gazetarit të zhdukur janë duke vazhduar.

Kramatorsk, rreth 20 kilometra larg vijës së frontit të luftës, është qyteti i fundit i madh në rajonin e Donbasit që kontrollohet ende nga Ukraina.

Rusia lëshoi disa dronë dhe raketa gjatë natës në rajonet veriore dhe lindore, por kundërajrorët ukrainas i shkatërruan shumicën e tyre, para se ato ta arrinin synimin, thanë autoritetet ukrainase.

“Shumica e raketave nuk e arritën cakun”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram, duke shtuar se Rusia lëshoi një raketë balistike Iskander-M, një raketë lundrimi Iskander-K dhe gjashtë raketa të telekomanduara. Ato nuk treguan se sa raketa u shkatërruan saktësisht.

Ndërkohë, autoritetet në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, thanë se pesë civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në qytezën Rakitnoe.

Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, tha të dielën Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Belgorod dhe Moska tha se do të dërgonte trupa shtesë për ta mbrojtur rajonin, pasi Ukraina e nisi një inkursion befasues në rajonin Kursk më 6 gusht.

Prej atëherë, Ukraina i ka marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk, sipas Kievit.

Ky është inkursioni më i madh brenda Rusisë prej Luftës së Dytë Botërore./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika