Nëse vazhdon ngërçi në Kuvend, relevanca e Kosovës do të zbehet, paralajmëron Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike kosovare, duke thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie tërësisht mbi politikanët, jo mbi Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Rohde shprehu shqetësimin e tij për bllokimin e vazhdueshëm të proceseve politike dhe ndikimin negativ në reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Ambasadori gjerman paralajmëroi se nëse kjo situatë nuk zgjidhet shpejt, Kosova rrezikon të humbasë rëndësinë e saj ndërkombëtare.

“Nuk jam në një pozitë që të vlerësoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja qartazi ka thënë se iu takon politikanëve që ta zgjidhin problemin. Mua më duket që në anën politike, shpresojnë që referi i madh do të gjetë gjykata, por Kushtetuesja nuk mund ta bëjë punën e politikanëve. Zgjidhja duhet të bëhet shpejt, përndryshe e dini, kur kolegu im francez e kishte ditën ndërkombëtare, ai gjithashtu bëri thirrje për një kompromis për ta zgjidhur këtë ngërç politik.

Nëse asgjë nuk ndodh, Kosova po e humb anijen, sepse relevanca e Kosovës do të zbehet. Nëse nuk e keni një qeveri vendimmarrëse, si mund të jeni të rëndësishme. Puna është shqetësuese…shpresoj që së shpejti Kosova do të na jap lajme të mira dhe jo si deri më tani.

Më duket mua që askush deri më tani nuk po përpiqet që të bëj një hap para, për vendi, për popullatën, por gjithashtu edhe për reputacionin ndërkombëtar. Kosova duhet të ece përpara”, ka thënë Rohde në FIVE.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika