Nesër seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, diskutohet për FSK-në

Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar zgjidhjen urgjente të problemit të furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me një propozim-rezolutë që obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të marrin masa të menjëhershme

Kuvendi i Kosovës

Të hënën, më 14 tetor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo seancë është kërkuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka mbledhur 43 nënshkrime nga deputetët për të siguruar mbajtjen e saj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se propozim-rezoluta që do të shqyrtohet në seancë i obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin me urgjencë këtë çështje.

“Propozim Rezoluta është e thjeshtë: Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme,” ka theksuar Tahiri në një postim në Facebook.

Sipas tij, deputetët mund të bëjnë plotësime në draftin e Rezolutës gjatë seancës.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar të dielën se janë bërë përpjekje për të siguruar furnizimet e nevojshme, me qëllim që ushqimi për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika