Netanyahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në SHBA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë

Foto arkiv/ Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu flet në një konferencë shtypi në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv, Izrael, më 28 tetor. Abir Sultan/Pool/AFP/Getty Images

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Rezoluta kaloi me 14 vota për, asnjë kundër, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën që të mos përdornin veton, por abstenuan.

Netanyahu akuzoi SHBA-në se është “tërhequr” nga ajo që ai tha se ishte një “pozicion parimor”, duke lejuar miratimin e rezolutës pa vendosur që armëpushimi të jetë i lidhur me lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Delegacioni izraelit ishte planifikuar që t’iu prezantonte zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë planet e Izraelit për një pushtim të pritshëm tokësor në qytezën Rafah në Gazë, ku më shumë se 1 milion civilë palestinezë janë strehuar nga luftimet në pjesë të tjera të enklavës.

Në të kaluarën, SHBA-ja kishte vendosur veto për rezolutat e paraqitura në Këshillin e Sigurimit që kërkonin armëpushim në Gazë. Por, javën e kaluar Uashingtoni paraqiti vetë një rezolutë që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gazë. Megjithatë, teksti u kundërshtua nga Rusia dhe Kina, që vendosën veto.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

Para kësaj rezolute, Këshilli i Sigurimit kishte miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare./REL

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika