Netanyahu: Do të vazhdojmë ofensivën ushtarake në Rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Rafah

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se Izraeli do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, me gjithë trysninë ndërkombëtare.

Zërat që po i kërkojnë Izraelit të mos futet në Rafah janë shtuar. Rafah është një nga vendet e fundit në Rripin e Gazës që kanë mbetur relativisht të sigurta dhe ku kanë gjetur strehim 1.5 milionë njerëz.

“Do ta realizojmë synimin në Rafah, duke shmangur njëkohësisht dëmet mes popullatës civile”, deklaroi Netanyahu në një fjalim të mbajtur me video në konferencën e organizatës proizraelite AIPAC në Uashington.

Ndërkohë, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, deklaroi të martën se presidenti Joe Biden nuk do të përkrahë një operacion ushtarak izraelit në Rafah, nëse nuk mbrohen civilët.

Ai tha se Shtëpia e Bardhë nuk ka parë ende një plan të tillë të besueshëm.

Sipas Sullivan, presidenti Biden beson se rruga drejt paqes dhe stabilitetit në rajon “nuk sigurohet duke vënë në shënjestër Rafahun, ku janë 1.3 milion njerëz, në mungesë të një plani të besueshëm për popullatën atje.”

Netanyahu i bëri këto komente ndërkohë që udhëheqësit e Bashkimit Evropian po planifikojnë të nxisin Izraelin të mos fillojë operacionin tokësor ushtarak në Rafah, sipas një dokumenti paraprak në prag të një takimi të bllokut.

“Këshilli Evropian nxit qeverinë izraelite të mos ndërmarrë operacionin tokësor në Rafah, ku mbi një milion palestinezë aktualisht po kërkojnë strehim nga luftimet dhe qasje në ndihmë humanitare,” sipas projekt-dokumentit të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ky dokument duhet të miratohet nga udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit të 21 dhe 22 marsit./VOA

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika