Netanyahu shkarkon nga kabineti një aleat të rëndësishëm

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të dielën një aleat të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, duke zbatuar kështu një vendim të Gjykatës së Lartë dhe thelluar me tej debatin lidhur me fuqinë e gjykatave.

Netanyahu njoftoi gjatë një takimi të kabinetit se po shkarkonte Ministrin e Brendshëm dhe të Shëndetësisë, Aryeh Deri.

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi javën e kaluar që Deri nuk mund të shërbente si ministër për shkak të një dënimi vitin e kaluar në lidhje me taksat.

Vendimi i gjykatës vjen ndërsa në vend ekzistojnë mosmarrëveshje lidhur me pushtetin e gjyqësorit.

Qeveria e ekstremit të djathtë dëshiron që të dobësojë Gjykatën e Lartë, të kufizojë mbikëqyrjen gjyqësore dhe t’u japë më shumë pushtet politikanëve.

Kritikët thonë se masa përmbys sistemin e kontrollit dhe balancës në vend dhe rrezikon bazat demokratike të Izraelit, shkruan VOA.

Sipas zyrës së tij, kryeministri Netanyahu i tha Derit se po e largonte atë nga posti me “zemër të rënduar dhe pikëllim të madh”.

“Ky vendim fatkeq nuk merr parasysh vullnetin e popullit. Unë synoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore që ju të vazhdoni të kontribuoni për shtetin e Izraelit”, i tha Netanyahu Derit.

Aryeh Deri tha se do të vazhdojë të udhëheqë partinë e tij dhe të ndihmojë qeverinë në çuarjen përpara të planeve të saj, përfshirë reformat ligjore.

Shkarkimi i Derit pritet gjithashtu të tronditë koalicionin në pushtet, një qeveri e mbështetur nga partitë ultra-nacionaliste dhe ultra-ortodokse, duke përfshirë partinë Shas të zotit Deri, e treta më e madhja në qeveri.

Ndërkohë që disa ligjvënës nga partia Shas kërcënuan se do të prishin koalicionin pas vendimit të gjykatës, qeveria pritet t’i mbijetojë mungesës së Deri.

Koalicioni ka gjasa që të përpiqet të hartojë një legjislacion që do t’i hapte rrugën kthimin të shpejtë të Derit.

Pritet që Netanyahu të emërojë një anëtar tjetër të Shas-it për të zëvendësuar Derin, të paktën përkohësisht.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika