Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar zgjerimin e pushtimit në jug të Libanit.
Ai ka thënë se ka urdhëruar ushtrinë të zgjerojë më tej të ashtuquajturën “zonë tampon”, duke paralajmëruar ndryshim të thellë të situatës së sigurisë në veri të vendit.
“Kam urdhëruar zgjerimin e mëtejshëm të zonës ekzistuese të sigurisë. Jemi të vendosur të ndryshojmë rrënjësisht situatën në veri,” tha Netanyahu në një deklaratë video nga Komanda Veriore, raporton The Guardian.
Ai shtoi se vendimi synon forcimin e pozicionit të sigurisë së Izraelit në kufirin verior, në një kohë tensionesh të vazhdueshme dhe përplasjeve ndërkufitare që kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë në rajon.