Nga 16 marsi rruga pranë shkollës “Elena Gjika” do të jetë e mbyllur për automjetet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur një projekt të ri, që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet. Dhe për këtë arsye, nga 16 marsi rruga pranë shkollës “Elena Gjika” do të jetë e mbyllur për automjetet

Foto ilustrim nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 16 mars do të nisë zbatimin e projektit “Rrugët për fëmijë”, i cili ka për qëllim krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët e kryeqytetit.

Komuna ka njoftuar se pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë për këtë projekt, punimet do të fillojnë të enjten e kësaj jave, duke nisur me hapësirat përreth shkollës fillore të mesme të ulët “Elena Gjika”.

“Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit “Zejnel Saliu”, nga udhëkryqi i rrugës “Emin Duraku”, deri te kryqëzimi me rr. “Ernest Koliqi”, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pamje nga projekti i ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në Prishtinë.

Nga ky kufizim përjashtohen mjetet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia, automjetet zyrtare dhe ato të parashikuara me ligj, për të cilat thuhet se do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente.

Pamje nga projekti i ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në Prishtinë.

“Ne besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika