Nga 25 vjet burgim të akuzuarve për vrasjen e 2016-s në Suharekë ku viktima ishte djegur

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se është marrë aktvendim dënues me nga 25 vjet burgim janë dënuar të pandehurit M.A., F.F. dhe R.B., për vrasjen e viktimës A.B., që kishte ndodhur më 6 tetor 2016 në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve: M.A, F.F, dhe R.B, për shkak të kryerjes së veprës penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “shtytja në vrasje të rëndë”.

Gjykata Themelore i ka gjetur fajtorë dy të pandehurit e parë për veprën penale “vrasje e rëndë”, e të pandehurën R.B. për veprën penale “shtytje në vrasje të rëndë”.

Themelorja ka njoftuar se M.A. dhe F.F., të shtyrë nga bashkëshortja e të ndjerit, R.B., e kishin kanosur viktimën e me duar të lidhura e kishin dërguar në varrezat e fshatit Studençan, ku kishin filluar ta godisnin me mjete të forta.

Viktima thuhet se kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të pandehurit më pas e kishin hedhur në një gropë dhe e kishin mbuluar me dhe, duke ia vënë zjarrin.

“Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgojnë viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pambrojtur, e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit për herë të dytë kishte marrë aktvendim për këtë rast e ishte anuluar aktgjykimi i Themelores, ndërsa çështja ishte kthyer në rigjykim.

Gjykata ka shtuar se e akuzuara R.B., në kohë të pacaktuar të vitit 2016, në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e ka shtyrë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.,

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika