Nga data 1 gusht shtetasit serbë që hynë apo dalin nga Kosova do të pajisen me dokument për hyrje-dalje

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga data një gusht shtetasit serbë që dëshirojnë të hyjnë apo dalin nga Kosova do të pajisen me një dokument për Hyrje-Dalje

Qeveria e Republikës së Kosovës

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se, nga data një gusht të vitit 2022, çdo shtetas serb që paraqitet për kalim të kufirit të Kosovës do të pajiset me një dokument për hyrje-dalje.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje-Dalje”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit, dokumenti për Hyrje-Dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, dokumenti për Hyrje-Dalje, do të përdoret edhe gjatë marrjes së shërbimeve në institucionet shtetërore të Kosovës.

Ky dokument sipas Qeverisë së Kosovës, do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor dhe ajror. Ky dokument do të ketë afat vlefshmërie 90 ditë.

Me këtë dokument do të pajisen edhe personat e moshës nën 16 vjet, të cilët nuk posedojnë dokument të identifikimit, por kusht për ta është që duhet të kenë certifikatën e lindjes me fotografi.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika