Nga lojërat e fatit përfundon me 16 vjet burgim

Në emisionin ‘Nburg me Nitën’ në RTV Dukagjini, vjen rrëfimi i një të burgosuri, i cili është penduar, për vjedhjet e bëra që në moshën 18 vjeçare. Ndërsa, vjedhjet sipas tij janë shkaktuar vetëm për të luajtur në kazino, lojërat e fatit, e që sipas tij ato lojëra ia kanë prishur imazhin, që nuk mund ta kthej më

Ilustrim, nga lojërat e fatit përfundon me 16 vjet burgim

Rrëfimi i të burgosurit nga burgu i Dubravës në Kosovë, Besnik Robi, i cili është i dënuar me 16 vjet burg, dhe ka kaluar 10 vjet deri tani nëpër burgje, për veprën penale “vjedhje”, për të cilën është detyruar ta bëjë nga lojërat e fatit, ai e ka cilësuar që të jesh i varur nga lojërat e fatit nuk ka dallim nga droga.

“Për të bërë vjedhjet më kanë detyruar lojërat e fatit, kam qenë i varur, ato të detyrojnë për të bërë gjithçka, të detyrojnë të prishesh me familje, nuk ka dallim prej drogave”, është shprehur i dënuari.

I dënuari ka rrëfyer se vjedhjet e bëra për të luajtur në kazino, janë arsyeja e vetme e dënimit, që sipas tij, ato lojëra nuk luhen pa para.

“Kam luajtur kazino si i ri, kam qenë i varur prej lojërave të fatit, ato duan para, pa para nuk luhet, për ta hequr vesin është dashur të dalë për të bërë probleme”, ka deklaruar i dënuari për RTV Dukagjinin.

Ai ka rrëfyer se është i penduar që nuk e ka ndjekur ëndrrën e tij, duke thënë se nëse unë do të kisha ndjekur ëndrrën nuk do të ishte në burg dhe se nuk do ta kishte njollën e hajnisë, që sipas tij, është gjëja më e rëndë.

“Më së shumti jam penduar që nuk e kam ndjekur ëndrrën time, nëse unë do e kisha ndjekur ëndrrën nuk do isha sot këtu, nuk do e kisha këtë njollë sot”, ka thënë i dënuari për RTV Dukagjinin.

I dënuari që nga mosha 18 vjeçare e 10 muaj, ka deklaruar se ka bërë disa vepra të llojit të njëjtë dhe se para 10 vjetësh është dënuar për herë të parë, ku është duke i marrë akoma pasojat e dënimit.

“Kam qenë 18 e 10 muaj që kur jam dënuar, jam për disa vepra të llojit të njëjtë për herë të parë jam dënuar, dhe jam duke marrë pasojat e dënimit” ka thënë i dënuari.

Po ashtu ai ka deklaruar se vjedhjen e parë e kishte bërë  kur ishte 17 vjeç, ëndrrat e tij ishin të ishte basketbollist, por sipas tij, fati nuk ka dashur që të vazhdonte ëndrrën por të hynte rrugëve të këqija.

“Vjedhjen e parë e kam bërë pak para se të mbushja 18 vjet, kam pasur ëndrra tjera, kam dashur të bëhem basketbollist por fati nuk ka dashur, për shkak të rrugëve të këqija” ka thënë i dënuari.

Ai ka thënë se në fillim kishte qenë në burgun e Prizrenit, në Pejë, pastaj në Dubravë, ku  është duke vazhduar dënimin.

“Se kam pritur që do të rrijë kaq shumë pasi që janë bërë 10 vjet, në fillim kam qenë në Prizren, në Pejë, mandej në Dubravë”, ka thënë i dënuari.

Ndërkaq, i dënuari ka deklaruar se gjatë 10 vjetësh në burgun e Dubravës ka bërë edhe probleme, por në dy vitet e fundit sipas tij nuk ka bërë më, pasi është edhe duke bërë punë pas orarit të punës, ai luan me shokët e qelisë dhe bën aktivitete tjera.

“Disa vite në Dubravë kam bërë probleme, por qe dy vjet jam avansuar, shkoj në punë e përfundojë orarin e punës deri në ora katër, pas orës katër luajmë sony ndonjë lojë me shokët e qelisë”, ka thënë i dënuari për RTV Dukagjinin.

Po ashtu ai ka thënë se ka vuajtur dënimin më shumë se që ligji e parasheh.

“Unë e kam vuajtur dënimin më shumë se që ligji e parasheh, e kam kaluar ligjin, ndoshta e bënë një mijë vepra, dy mijë vepra, tetë vjet është me ligj” , ka thënë i dënuari.

Ai është i gatshëm të bëjë edhe 20 vjet burg vetëm ta largojë njollën që tani ka, e që sipas tij, rinia nuk duhet të bëjë këto gjëra, duke thënë se koha nuk kthehet mbrapa.

“Unë jam i gatshëm ti bëj 20 vjet burg veç ta largojë njollën, koha nuk kthehet mbrapa, rinia nuk duhet të bëjë këto gjëra, unë i kam bërë por nuk krenohem pasi jam penduar”, ka thënë i dënuari për RTV Dukagjinin.

Ai është shprehur se gjithçka në jetë do të bënte veç për ta hequr njollën që ka, ndërsa, djemve të rinjë u ka sugjeruar që të ecin përpara, dhe të mos bëjnë probleme, pasi sipas tij, imazhin nuk mund ta pastrosh.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika