Nga një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për zjarrvënie në Gjykatën e Kaçanikut

U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndaj katër të dyshuarve për shkaktimin e zjarrit në Gjykatën e Kaçanikut më 13 mars

Gjykata Themelore në Ferizaj

Fillimisht, Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndaj tre të miturve që dyshohen për shkaktimin e zjarrit në Gjykatën e Kaçanikut më 13 mars.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit me datë 13 mars 2024, rreth orës 03:42, me qëllim të dëmtimit me dashje kanë ndezë zjarrin në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ashtu që pas planifikimit paraprak, përmes shkallëve emergjente depërtojnë në katin e dytë ku me shishe hedhin benzinë në dy zyre të gjyqtarëve penalist dhe në korridor, pastaj nga shkallët emergjente ndezin zjarrin, ku për pasojë shpërthen zjarri dhe dy zyrat e gjyqtarëve dëmtohen tërësisht e po ashtu edhe korridori, kurse të dyshuarit tjerë bëjnë roje përreth gjykatës”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të dyshuarve të mitur e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ndërsa, pak më vonë Gjykata sërish njoftoi se edhe ndaj një të dyshuari tjetër i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Më 13 mars të këtij viti, është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Lexo më shumëPërfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës në Kaçanik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përmes një komunikate për media, Gjykata Themelore në Ferizaj njoftoi se zjarri kishte kapluar një pjesë të dy zyrave të kësaj gjykate.

Lexo më shumëGjykata në Ferizaj për zjarrin në degën e saj në Kaçanik: Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje

Në vendin e ngjarjes kishin dalë menjëherë ekipi i zjarrfikësve dhe policia, të cilët kishin  lokalizuar zjarrin dhe kishin ndërmarrë masat e nevojshme.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika