Nga tifoz në ekonom: Amir Memedaliu, djaloshi që punoi te Liria edhe për 150 euro në muaj

Por jo vetëm kaq. Falë dashurisë që ka për ngjyrat e klubit, ai punoi edhe si ekonom për tetë vjet. Kur filloi punën ishte vetëm 15-vjeçar. Rrugëtimi i paharruar për të me prizrenasit, përfundoi javë më parë, pasi Memedaliu u largua. Ai ka gjetur një punë më të mirë

Amir Memedaliu është ndër tifozët më të zjarrtë dhe të veçantë të Lirisë së Prizrenit.

Por jo vetëm kaq. Falë dashurisë që ka për ngjyrat e klubit, ai punoi edhe si ekonom për tetë vjet. Kur filloi punën ishte vetëm 15-vjeçar.

Rrugëtimi i paharruar për të me prizrenasit, përfundoi javë më parë, pasi Memedaliu u largua. Ai ka gjetur një punë më të mirë.

Për RTV Dukagjinin, djaloshi nga Prizreni tregon se si u punësua te Liria.

“Unë e kam përcjellë Lirinë që nga viti 2010, kur e kemi fituar Kupën. Më kanë marrë me vet për ti parë ndeshjet. Më pas i kam ndihmuar klubit derisa kam filluar të punojë me pagë”, u shpreh Memedaliu.

Ai thotë se gjatë kohës sa ka qenë në klub është munduar që të jap më të mirën.

23-vjeçari zbulon se në fillim është paguar vetëm 150 euro në muaj.

“Në fillim paga ime ka qenë 150 euro, por më pas ka shkuar duke u rritur”, theksoi ai.

Memedaliu është punësuar si punëtor teknik në njërën nga shkollat kryesore të Prizrenit.

“Tani jam larguar nga Liria dhe jam punësuar në punë të shtetit. Është shumë më mirë për mua dhe familjen time”, tha Memedaliu.

Ai falëndëron të gjithë në klub, si dhe trajnerët e lojtarët më të cilët ka kaluar kohë të gjatë dhe ka festuar shumë gola dhe suksese në fushë.

“Kam kaluar mirë me të gjithë. I falenderoj në klub, të gjithë trajnerët dhe lojtarët. Ka qenë kohë shumë e mirë që nuk do ta harrojë kurrë. Unë do të jem përkrahës i Lirisë, por tani nga tribunat”, deklaroi ish-ekonomi i Lirisë.

Amir Memedaliu u largua nga pozita që kishte, por dashuria e tij për Lirinë është shumë e madhe.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika