Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për kultivim të narkotikëve në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj një personi me iniciale E.A, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’

Prokuroria Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj një personi si i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.

Sipas njoftimit publik, thuhet se i dyshuari ka kultivuar pa autorizim bimën e kanabisit dhe se në afërsi të vendbanimit të tij ka mbjellë 9 bimë të quajtura “canabis sativa”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., për shkak të veprës penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, në Komunën e Vitisë, më datë 29 gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë (9) bimë narkotike ‘Canabis Sativa’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.

Prokuroria Themelore në Gjilan i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale, e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika