Ngritet flamuri i Kosovës në 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, bashkë me personalitete të tjera, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gjatë ditës janë paraparë një sërë aktivitetesh shtetërore dhe përkujtimore nga institucionet e vendit.

Sipas agjendës zyrtare, në orën 07:20 do të mbahet mbledhje solemne e Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në orën 07:30 do të bëhen bërë nderime te Monumenti i të Pagjeturve në Sheshin Sheshi Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Në orën 07:35 do të  bëhen homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë në oborrin e Kuvendi i Kosovës.

Në orën 08:00 do të  bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Velani, ndërsa në orën 08:10 janë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, po ashtu në Velani.

Në orën 09:00 do të  bëhen homazhe në Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Në orën 10:30 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në sallën plenare të Kuvendit.

Në orën 11:25 do të bëhen nderime te Monumenti Heroinat në Prishtinë.

Në orën 11:30 do të bëhet parakalimi i trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, në rrugën Rruga Luan Haradinaj, nga zona e njohur si Qafa deri te sheshi Neëborn.

Në orën 17:30 është paraparë pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Ndërsa në orën 20:00 është paraparë koncert solemn nga Filharmonia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika