Ngritja e çmimeve të konsumit, inflacioni 3.2 për qind

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,2% në muajin gusht 2023, krahasuar me po të njëjtin muaj të vitit 2022

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,2% në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin gusht 2022. Inflacioni mujor ishte 1,0% në muajin gusht 2023.

Kështu është bërë e ditur në të dhënat e publikuara të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (28,0%), pemët (11,4%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (7,2 %), pijet alkoolike, duhani (6,3%), pijet joalkoolike (5,7%), blerja e automjeteve (5,1%),  buka dhe drithërat (4,5%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (4,5 % ), shërbimet për transport (4,4%), mishi (3.8%) dhe qumështi, djathi dhe vezët ( 2,4 %), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në IHÇK-it”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-14.5%) dhe lënde djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-3,7%) dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (1,0 %) në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOPI-it: biletat e fluturimeve ( 8,4 %), karburantet dhe lubrifikantet për pajisjet e transportit personal (5,3 %), perimet (4,8 %), shërbimet për transport (4,7%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (1,2%), blerja e automjeteve (1,1%) dhe pijet alkoolike, duhani ( 0,9 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK-it.

Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK
Ndryshimet mujore dhe vjetore të çmimeve në % për grupe dhe nëngrupe të COICOP-it, Kosovë

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika