Nikolaidis: Sulmi ndaj tifozëve kroatë, operacion i BIA-s në territorin e Cetinjës

Andrej Nikolaidis, shkrimtar dhe publicist nga Mali i Zi e ka cilësuar sulmin ndaj tifozëve kroatë në territorin e Cetinjës si pjesë të një operacioni të Agjencisë serbe të sigurisë BIA, duke e analizuar ngjarjen si pjesë të një skenari më të gjerë të luftës hibride në rajon.

Sipas raportimeve mediatike, tifozët kroatë u sulmuan të dielën mbrëma në rrugën Budva–Cetinje.

Në një shkrim autorial, Nikolaidis thekson se mesazhi i këtij sulmi është i qartë dhe me dy drejtime: drejtuar opinionit publik kroat dhe vetë qytetit të Cetinjës.

“Po flasim për një tjetër operacion të BIA-s”, shkruan ai, duke paralajmëruar se “frekuenca dhe intensiteti i dhunës po rriten dhe do të kulmojnë nëse hyrja e Malit të Zi në BE bëhet e mundshme”. Ai shton se është e pasigurt nëse autorët, të cilët cilësohen zakonisht si të panjohur dhe të pandëshkuar se do të identifikohen në këtë rast.

Duke e lidhur incidentin me dinamikat e tensionuara rajonale, Nikolaidis pretendon se Mali i Zi është zgjedhur si terren hakmarrjeje për bashkëpunimin ushtarak mes Turqisë dhe Kosovës, por edhe si përgjigje ndaj sulmeve të kohëve të fundit ndaj serbëve në Kroaci.

“Mali i Zi u zgjodh për hakmarrje për partneritetin Turqi–Kosovë, dhe tani po merret hak për incidentet ndaj serbëve në Kroaci”, shkruan ai, duke iu referuar edhe rastit të riatdhesimit të një shtetasi turk nga Mali i Zi.

Nikolaidis nënvizon se sulmi ndaj tifozëve kroatë ishte një mesazh i drejtpërdrejtë politik, i synuar të tregojë se Cetinja nuk është ‘oaza e tolerancës’ që përshkruhet, por një hapësirë ku dhuna mund të instrumentalizohet sipas interesave politike.

Ai pohon se autorët deshën të dërgonin një paralajmërim për qytetarët e Cetinjës: “Kjo është për ‘Na fal, Dubrovnik’, sepse ju i pëlqeni kroatët më shumë se ne”.

Ai kritikon ashpër edhe një pjesë të opinionit publik malazez që, sipas tij, vazhdon të mohojë ndikimin e BIA-s në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

“Për ata që mohojnë kontrollin e BIA-s mbi këtë vend, kam vetëm neveri të thellë”, shkruan ai, duke i akuzuar për indiferencë ndaj “një forme diskriminimi politik” që krijon kategori qytetarësh të privilegjuar nëse përputhen me interesat pro-Beogradit.

Nikolaidis shprehet skeptik edhe për ecurinë e hetimeve, duke theksuar se ka shumë të ngjarë që organizatorët të mbeten sërish të panjohur e të pandëshkuar, si në shumë raste të ngjashme më parë.

Shkrimin e tij e mbyll me një vlerësim të zymtë për gjendjen e shtetit malazez.

“Kështu ndodh kur pushon së qeni subjekt dhe kthehesh në një objekt të mjerë të historisë tënde”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sipas mediave malazeze, tifozët kroatë që udhëtonin për ndeshjen e kombëtares së tyre në Podgoricë u sulmuan në rrugën Cetinje–Budva. Ata i raportuan policisë se një grup i maskuar ua kishte bllokuar rrugën dhe më pas i kishte sulmuar automjetet me shufra metalike, duke thyer dritaret dhe pasqyrat. Xhami anësor i një furgoni me targa të Splitit u dëmtua. Pas sulmit, tifozët arritën të largoheshin me shpejtësi dhe njoftuan një patrullë policie në hyrje të Cetinjës.

Autoritetet policore thanë jozyrtarisht se po punojnë për identifikimin e autorëve të incidentit. Tifozët kroatë deklaruan për Radio Cetinjen se po e vazhdonin rrugën për në Podgoricë dhe se besojnë se sulmi ishte një rast i izoluar.

“Ne nuk i dënojmë malazezët si popull. Na sulmuan persona me kapuçë, incidente të tilla ndodhin edhe këtu”.

Ata theksuan se e duan dhe e respektojnë Malin e Zi dhe do të vazhdojnë të ndjekin ndeshjen ku do të mbështesin ekipin e tyre kombëtar. Pas orës 23:00, tifozët kroatë u larguan nga Cetinja nën shoqërimin e policisë, me autoritetet lokale që u ofruan ndihmë të plotë.

Ndeshja e sotme në Podgoricë, e cila fillon në orën 20:45, nuk ka ndikim në renditjen e grupit: Kroacia ka siguruar vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Mali i Zi është i katërti me 9 pikë, pa mundësi për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika