Nimani: Anëtarësia e SBAShK-ut është në diskutime për pezullim të grevës

Zenun Nimani, pjesë e Këshillit Grevist, ka thënë se greva është ende duke vazhduar, por vetëm është duke u diskutuar se a do të pezullohet a po jo

Zenun Nimani, pjesë e Këshillit Grevist





Zenun Nimani, pjesë e Këshillit Grevist, ka bërë të ditur se ende nuk është marrë vendimi për hapjen e shkollave. Sipas tij, kjo çështje është duke u diskutuar nga anëtarësia e Sindiaktës së Arsimit.

“Nuk ka vendim, greva vazhdon. Ne e këmi dërguar tek anëtarësia një kërkesë, se çka më tutje. A po pezullohet apo si të veprohet. Sot pasdite e kemi përcjellë në media, dhe ia kemi përcjellë anëtarësisë”, ka thënë ai.

Tutje, Nimani theksoi se disa përgjigje të anëtarësisë veçse i kanë ardhur, dhe siç ka treguar ai, disa nga janë pro hapjes së shkollave e disa kundër.

“Mua vetëm më ka ardhur një pjesë e përgjigjeve. Disa kërkojnë për ta pezulluar, por disa kanë kërkesa të tjera, disa thonë ta vazhdojnë. Nga të anojë shumica, vendosim edhe ne”, ka thënë ai.

Ai theksoi se nëse thehet rezistenca e Sindikatës së Arsimit, ajo bëhet vetëm nga nxënësit dhe jo nga dikush tjetër.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Arsim, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vota e fshehtë e mësimdhënësve është hap i duhur nga Sindikata e Arsimit, në mënyrë që vota të jetë e sinqertë.

Ardian Gola, deputet i LVV-së

“Një gjë që po më gëzon nga mënyra sesi pak sikurse është thënë, po realizohet procesi i diskutimit, qëndrimet që po kërkohet nga mësimdhënësit po jepen në mënyrë anonime, kjo po i ndihmon mësimdhënësit të jenë të sinqertë në deklarimet e tyre dhe të çlirohen nga trysnia e solidarizimit sindikal sepse është një trysni e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Gola ka thënë se më shumë se çdokush, janë vetë mësimdhënësit, ata të cilët janë të vetëdijshëm për ndikimin negativ që mund ta ketë greva në sektorin e arsimit dhe te fëmijët.

“Më shumë se çdokush, politikanë, zyrtarë e sindikalistë, janë mësimdhënësit që e ndiejnë peshën e një privimi të tillë të fëmijëve nga një e drejtë elementare kushtetuese për shkak të interesit të tyre”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika