Nis ndërtimi i memorialit në Skenderaj, ku për herë të parë doli publikisht UÇK-ja

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është vënë gurthemeli i ndërtimit të një memoriali në Llaushë të Skenderajt, aty ku ka qenë dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Foto e postuar nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se sot (e shtunë) është vënë gurthemeli i ndërtimit të një monumentali në Llaushë të Skenderajt, aty ku ka qenë dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi, kryetari Nura bëri të ditur se në vënien e gurthemelit ishin të pranishëm dhe nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, komandanti Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët e bashkëqytetarët.

“DALJA PUBLIKE E UÇK-së! Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997. Mirënjohje e përjetshme për UÇK-në!”, ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika