Nis protesta, arrijnë veteranët e parë para Kuvendit

Policia e gatshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike

Protesta e veteranëve para kuvendit të Kosovës

Veteranët e parë tashmë kanë arritur para objektit të Kuvendit të Kosovës, për të protestuar.

Ata janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Njësia Speciale e Kosovës tashmë ka rrethuar oborrin e Kuvendit të Kosovës, për të  siguruar atë pjesë, për shkak të protestës së paralajmëruar të veteranëve të luftës.

Forca të shtuara të Policisë janë parë edhe rreth objektit të qeverisë, në pjesën ku hyjnë deputetët.

Dhjetëra pjesëtarë të njësive speciale të Policisë po presin protestën e paralajmëruar nga veteranët e UÇK-së.

Gjatë seancës plenare, me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, është votuar në parim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

I vetmi deputet i partisë në pushtet që votoi kundër ishte deputeti Fatmir Humolli, i cili edhe e lëshoi sallën pas votimit në parim të projektligjit.

Pro kishin votuar edhe Lista Serbe, të cilët pas votimit edhe ata e lëshuan sallën.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika