Një delegacion i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar nga ShBA viziton Policinë e Kosovës

Një delegacion i Departamentit të Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar Policinë e Kosovës. Në takimin e mbajtur është diskutuar rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe aleatëve nga ShBA-të

Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton Policinë e Kosovës

Një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar Policinë e Kosovës të premten e 18 nëntorit.

Vizita e delegacionit nga SHBA-ja e kryesuar nga Sofia Elgarresta, është takuar fillimisht me u.d. drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë.

Takimi është mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe aleatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni nga SHBA-të ka realizuar edhe disa vizita në disa njësi brenda PK-së, përfshirë Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika