Abdixhiku: Me vulgaritetin e tij, Basha nuk është shembull për institucionin më të lartë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Debat Plus ka folur lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit.

Abdixhiku është shprehur se pozicionet, sikurse ai i kryetarit të Kuvendit, në botën demokratike trajtohen jo vetëm me përmbajtjen e personit që e mbush atë vend pune, por edhe me gjithë pikëpamjet e atij ose asaj.

“Ne besojmë si LDK se ky nivel i përfaqësimit në institucionin më të lartë nuk bëhet fjalë për njërin prej deputetëve të rëndomtë nga 120 deputetët që vijnë me votë të popullit – është zgjedhje e qytetarëve të Kosovës. Por përfaqësimi në institucionin më të lartë duhet t’i ketë disa standarde dhe kritere, të cilat natyrisht që Dimal Basha s’është as afër t’i ketë e as t’i përfaqësojë. Madje, me gjithë vulgaritetin e tij shprehës që ka pasur në gjithë karrierën e vet politike përçarëse e shpifëse, në çdo qëndrim të tij e bën jo shembull të mirë për t’i prirë institucionit më të lartë”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika