Një email, që duket se është nga Ghislaine Maxwell, thuhet se konfirmon që fotografia ku Andrew Mountbatten-Windsor shfaqet me krahun mbi Virginia Giuffre, e cila e akuzoi për abuzim seksual, është e vërtetë.
Në emailin e vitit 2015, dërguar Jeffrey Epstein dhe titulluar “draft statement”, Maxwell shkruan se në 2001, Giuffre ishte në Londër dhe ishte fotografuar me princin Andrew, duke e bërë foton për të treguar te miqtë dhe familja.
Familja e Giuffre, e cila vdiq në 2025, tha për BBC se emaili e “vërtetoi” atë.
Vëllai i saj, Sky Roberts, tha “Kjo e vërteton Virginia… ajo nuk po gënjente gjithë këtë kohë. Jemi shumë krenarë për të”.
Emaili shton se Maxwell nuk ishte e vetëdijshme për ndonjë gjë të papërshtatshme që ndodhte në shtëpinë e saj.
Giuffre kishte akuzuar princin Andrew se kishin pasur marrëdhënie seksuale tre herë kur ajo ishte adoleshente. Ai ka mohuar gjithmonë akuzat dhe ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me Giuffre në 2022, pa pranimin e fajit.
Kjo vjen pas dokumenteve të tjera të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA, që përfshijnë edhe një email nga Epstein i vitit 2011 që duket të konfirmojë se Giuffre ishte fotografuar me Andrew.
Familja e Giuffre shprehu shpresën se Andrew do të përballet me akuza penale, ndërsa dokumentet e fundit përfshijnë foto dhe mesazhe që lidhen me princin, duke përfshirë ftesa për Epstein në Buckingham Palace.