Një fenomenologji e teknikës

Obligim i fenomenologjisë në raportin mes njerëzve dhe teknologjisë është që të vërë në pah tiparet e llojllojshme strukturore të atyre raporteve që janë të mjegullta

Ilustrim, ndërveprimi i njeriut me teknologjinë

Dan Ihne në “A Phenomenology of Technics” [Një fenomenologji e teknikës] duket të jetë i fokusuar në tiparet e njohura që i ka sjellë përvoja në raport me angazhimin trup-teknologji. Pra, brenda llojllojshmërisë si “unë-si-trup bashkëveproj me mjedisin tim me anë të teknologjisë”.

Procesi i mishërimit është shumë i vjetër në raport me shkencat moderne, të cilat fituan një hov përmes teknologjive optike. “Për të mishëruar praktikën e dikujt përmes teknologjive është përfundimisht një lidhje ekzistenciale me botën”. Pra, është diçka që njerëzit e kanë bërë vazhdimisht.

Ilustrim

Ihne në këtë trajtesë ka hetuar tipare të mishërimit vizual të teknologjive optike, ku vizioni transformohet teknologjikisht përmes optikave të tilla, por që inovacionet e një transformimi të tillë nuk janë ende të sakta.

Rrjedhimisht, sipas Ihne-s, kemi një marrëdhënie ekzistenciale teknologjike me marrëdhëniet mishëruese botërore, pra, nëpërmjet perceptimit përmes teknologjisë dhe përmes transformimit refleksiv të sensit personal perceptues dhe trupor.

Pra, nëpërmjet një teleskopi, Galile-u kishte soditur Hënën më për së afërmi, teknologjia ishte “ndërmjetësuesi” mes objektit dhe subjektit, ku subjektit i kishte dhënë një përvojë të veçantë në soditjen e objektit, përkatësisht Hënës. E njëjta gjë vlen edhe kur botën e shohim të ‘korrigjuar’ nëpërmjet syzeve me dioptri. “Teknika është simbioza e artefaktit dhe përdoruesit brenda një veprimi njerëzor”.

Para më shumë se 400 vjet më parë, Galileo Galilei ishte ndoshta personi i parë që shikoi yjet përmes një teleskopi, kurse Johannes Kepler ishte ai që formuloi ligjet e tij për të përshkruar lëvizjen planetare.

Sot, marrëdhëniet mes njeriut dhe teknologjisë janë shumëdimensionale, madje janë aq të mishëruara së që më “bota” nuk mund të shihet pa një mishërim kaq të madh.

Teknologjia dhe teknika na ka ‘zgjatuar’ shqisat varësisht nga periudha e zhvillimit teknologjik. Dikur ishte zhvilluar teknika optike, e cila shqisën e shikimit e kishte zgjatuar, pastaj ishte në hov teknika e cila na kishte zgjatuar shqisën e të dëgjuarit, ndërsa tani jemi në periudhën e zgjatimit të thellë të shqisës së të parit, ku imazhi është dominues dhe është i mishëruar thellë me trupin e njeriut.

Ilustrim

Pra, prania fenomenologjike ishte ajo e shikimit(optika), pastaj e zërit(telefoni, radio) një lloj pranie monosensore. Në mungesë të pranisë së zakonshme shumëdimensionale të një takimi ballë për ballë i cili nuk po ndodh, Ihne thotë se në “rastin më të mirë duhet t’i imagjinoj këto dimensione të shumanshme përmes gjesteve tuaja vokale”.

Gjithashtu, edhe shkrimi është një lloj “gjuhe e ndërmjetësuar teknologjikisht” dhe si i tillë hyn në kuadër të teknikës hermeneutike ashtu sikur edhe vetë leximi. Si shkrimi ashtu edhe leximi janë më të lashtë sesa vetë revolucioni teknologjik. Madje, ai shikuar me një këndvështrim tjetër, mund të ketë ndodhur vetëm si rezultat i shkrimit dhe leximit, gjë që përbën në vete një teknologji.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika