Një grua gjeneralmajore për herë të parë në hierarkinë e FSK-së

Vjosa Osmani e ka dekretuar me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK, Irfete Spahiun, e cila bëhet gruaja e parë gjeneralmajore në historinë e Ushtrisë së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të premten e 27 majit, ka bërë të ditur se Irfete Spahiun e ka dekretuar me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit ka shkruar FSK po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht.

“FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht. Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëjë ushtrinë tonë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK”, ka thënë Osmani.

May be an image of 3 people and people standing

Ajo, ndër të tjera, ka shtuar se është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe të ushtrisë që në hierarkinë e saj të jetë gjeneralmajore një grua.

“Gjenerale Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, në vitin 2018, ajo ka bartur gradën gjeneral, duke u bërë e para me këtë gradë në FSK.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika