Një person është gjetur i vdekur të premten në një fushë në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.