Një person ka ikur nga stacioni policor i Suharekës

Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ikur nga Stacioni Policor i Suharekës. Kjo ndodhi kur i dyshuari e ka kuptuar se do të dërgohet në paraburgim dhe ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ikur nga stacioni i Policisë

Ilustrim

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi, kanë bërë të ditur se një person pasi e ka kuptuar se është ndaluar në paraburgim në stacionin Policor të Suharekës, e ka shfrytëzuar një moment të përshtatshëm dhe ka ikur nga policia.

“Me datë 20 Tetor 2022, pasi policia në Suharekë e kanë ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas konsultimin me gjyqtarin kompetent, nga Gjykata është nxjerrë vendim për ta ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin.

Dhe sipas Policisëm, kur i dyshuari e ka kuptuar se do të dërgohet në paraburgim, ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ikur nga stacioni i Policisë.

Policia janë vënë në kërkim të tij.

Në njoftim thuhet se, për të dyshuarin është hapur edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë.

Ndërsa, lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektorati policor është njoftuar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika