Një person ther me thikë dy persona, viktimat ishin babë e bir

Dy persona (babë e bir) janë sulmuar me thikë nga një person tjetër, të mërkurën rreth orës 19:30 në rrugën “Arben Xheladini”, në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona (babë e bir), janë therur me thikë nga një person i tretë.

Sipas raportit të policisë, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në njoftim thuhet se deri tek rasti i ka ardhur pasi që djali i viktimës kishte probleme me disa persona të tjerë.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika