Një zyrtar policor është goditur nga një veturë teksa ishte në pikë kontroll në fshatin Banjë të Istogut.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Pejë, Driton Rugova.
Rugova, mes tjerash, u shpreh se viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e pas gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal”, u shpreh Rugova.