Një rast pozitiv me COVID-19

15 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, është shënuar 1 rast i ri pozitiv dhe janë vaksinuar 23 persona

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 132 testime në total, ka rezultuar 1 rast pozitiv me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 9 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 15 persona ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 23 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 355 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 737 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 230 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 795 të tjerë.

Të dhënat sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen  dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika