Një vit pas shpërthimit, dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër–Lepencit

Një incident i ri është raportuar në kanalin Ibër–Lepenc, vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të shpërthimit të 29 nëntorit 2024,

Sipas njoftimit zyrtar nga Petrit Fejza, nga drejtoria Rajonale e Policisë së Mitrovicës së Veriut, më 25 nëntor, punëkryesi i angazhuar në kanalin e Ibër-Lepencit ka raportuar se cerada (najloni) që ishte vendosur në bajpas është dëmtuar, me vlerë të vlerësuar të dëmit rreth 3,000 – 4,000 euro.

“Me date 25.11.2025 rreth ores 12:15 ankuesi, punekryesi ne kanalin e Iber Lepencit ka raportuar se cerada-najlloni i cili ka qene i shtrire ne Bajpas, iu eshte demtuar. Vlera e demit sipas ankuesit eshte rreth 3000-4000 euro. Ne vend te ngjarjes kan dale njesit policore dhe kan kryer vendshiqimin. ne lidhje me rastin eshte njoftuar edbe prokurori i shtetit dhe rasti eshte hapur Asgjesim apo demtim i pasurise. Rasti eshte nen hetime”, ka thënë Fejza.

Edhe Faruk Mujka, kryeshef i ndërmarrjes “Ibër–Lepenc”, ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se edhe pse dëmtimet nuk janë të mëdha, ato janë të papranueshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Është dëmtuar një pjesë e ceradës te bajpasi në pjesën e kanalit në Zubin Potok. Dëmet nuk janë aq serioze, por nuk është mirë që kjo ka ndodhur. Tani duhet të bëhen riparime. Qarkullimi j ujit është duke vazhduar, qoftë përmes bajpasit, qoftë përmes kanalit”, ka thënë Mujka për Dukagjinin.

Dëmtimi i raportuar vjen pikërisht në prag të njëvjetorit të shpërthimit në kanalin Ibër–Lepenc, në fshatin Varragë, më 29 nëntor 2024, ngjarje që Kosova e cilësoi si akt terrorist dhe për të cilën akuzoi Serbinë.

Beogradi i mohoi akuzat, ndërsa Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk ka prova që e lidhin Beogradin me shpërthimin, megjithëse hetimi u ndihmua nga ekspertë të FBI-së.

Ndonëse ka gati një vit nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë për këtë rast. Dy të dyshuarit kryesorë për shpërthimin, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, të cilët u arrestuan pak pas incidentit, vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika