Njëvjetori i vdekjes së Cimës, vetura e tij e transformuar para Ministrisë së Kulturës

Në njëvjetorin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi – Cima, është përkujtuar nga familjarë, përfaqësues të institucioneve dhe bashkëpunëtorët e tij. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se vendi është krenar për kontributin e Cimës, dhe se ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën kosovare për të cilën shoqëria është krenare. Ndërsa, bashkëpunëtorët e vlerësuan si emblemë të kulturës kosovare.

E bija e Cimës, artistja Adelina Thaçi – Meta, tha se sa herë e kujtojnë të atin, i rikthehet fuqia dhe optimizmi, buzëqeshja e dashuria edhe për vendin.

Duke kujtuar ditët e vështira të humoristit Cimës, para se të mbyllte sytë përgjithmonë, Adelina shtoi se ai po luante edhe në aktin e fundit të shfaqjes së tij, pasi i kishte bërë që të besonin se po e mundte sëmundjen.

Ai është përkujtuar dhe nga miku i tij i ngushtë, njëherësh bashkëpunëtori i tij prej vitesh, Sevdai Radogoshi-Qumili, i cili ka shpërndarë disa fotografi të përbashkëta me Cimën në rrjetet sociale, duke e quajtur atë si “Mbreti i humorit”, dhe e falënderoi për momentet e bukura që ka dhuruar kinematografisë kosovare.

Kontributin i Cimës e kujtoi edhe bashkëpunëtori, Mustafa Lili, duke thënë se veprat e tij dhe ai do të mbeten emblemë e komunitetit artistik të kulturës shqiptare.

E në njëvjetorin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi, makina e tij unike e përdorur nga vet e ai, është vendosur para Ministrisë së Kulturës së bashku me rrobat e tij, të vendosura brenda veturës, e që janë të njohshme për publikun shqiptarë.

Artisti Rasim Thaçi – Cima, vdiq më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ndodhej në Klinikën Infektive në Prishtinë, pasi që ishte infektuar me virusin Covid-19.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika