Njoftimi i fundit i Gazprom për Simson është “një hap i motivuar poilitikisht”

Rusia më 21 korrik ka rikthyer furnizimet e gazit në Evropë përmes Gjermanisë, duke rihapur gazsjellësin Rrjedha Veriore 1. Ky veprim nga Komisionerja evropiane pëe Energji, Kadri Simson nuk ka asnjë arsye teknike për tu bërë

Kadri Simson, Komisionerja evropiane për Energji

Të hënën, kompania shtetërore ruse e energjisë ka thënë se do të reduktojë më tej rrjedhat e gazit përmes tubacionit “Rrjedhja Veriore 1” nga e mërkura, pasi ndalon një tjetër turbinë për riparime.

Tubacioni është një arterie jetike që lidh rezervat e mëdha të gazit të Rusisë me Evropën nëpërmjet Gjermanisë.

Kadri Simson, Komisionerja evropiane për Energji para një takimi me ministrat e energjisë të BE-së në Bruksel ka thënë se njoftimi i fundit i Gazprom për të reduktuar më tej flukset përnes gazsjellësit është “një hap i motivuar poilitikisht”, raporton CNN.

Simson ka thënë: “Nuk ka asnjë arsye teknike për të bërë këtë. Ky është një hap i motivuar politikisht dhe ne duhet të jemi gati për këtë”.

Komisionerja evropiane për Energji ka thënë se pikërisht për këtë arsye, ulja parandaluese e kërkesës së tyre për gaz është një strategji e mençur.

“Ne duhet të kujdesemi për gatishmërinë tonë, ne duhet ta trajtojmë këtë krizë tani dhe së bashku. Dhe duke e bërë këtë, ne do të reduktojmë kërkesën tonë paraprakisht,” vazhdoi ajo.

Simson shtoi se ajo pret që ministrat e BE të kenë “një marrëveshje politike” deri në fund të së martës.

Rusia rihap gazsjellësin për në Evropë

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika