Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku

Garat e xhudos në Grand Slam Baku do të mbahen të premtën dhe të dielën dhe Kosova do të përfaqësohet nga xhudistet Nora Gjakova dhe Loriana Kuka





Nora Gjakova dhe Loriana Kuka janë xhudistet të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora Gjakova do të përballet të premtën në kategorinë -57 kilogram, ndërsa të dielën do të përballet Loriana Kuka në kategorinë -78 kilogram.

Të dyja garueset do të kandidojnë për të fituar medalje.

Pjesë e këtyre garave janë 5 kontinente, 61 shtete dhe 366 garues.

Federata e Xhudos ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se me garueset ka udhëtuar edhe Majlinda Kelmendi.

Gara e Nora Gjakoves do të fillojë nga ora 08:00.

Vlen të theksohet se Loriana Kuka, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Abu Dhabi, gara këto të cilat u mbajtën më 23 tetor. Kuka, arriti të shkojë deri në çerekfinale dhe fitojë 490 pikë olimpike.

Ndërsa, Nora Gjakova, medaljen e fundit e ka fituar njashtu në Grand Slam Abu Dhabi, që ishte medale e argjendtë dhe arrriti t’i sigurojë asaj 700 pikë olimpike.

Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit

 





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika