“Nuk do të jem në pozitën që kam pasur”, e konfirmon shkarkimin Shemsi Haziri – shefi i ekipit që udhëhiqte hetimet ndaj Martin Berishajt e Nagip Krasniqit

"Ajo çka mundem me të konfirmu aktualisht është se jam shkarkuar, po mu ashtë komuniku verbalisht që nga e premtja nuk do të jem në pozitë. Në polici do të jem por jo në pozitën që kam pasur (shef i njësisë së veçantë të hetimeve, ish-TaskForcës)"

"Nuk do të jem në pozitën që kam pasur", e konfirmon shkarkimin Shemsi Haziri - shefi i ekipit që udhëhiqte hetimet ndaj Martin Berishajt e Nagip Krasniqit

Shemsi Haziri, është shkarkuar nga pozita e shefit të Njesisë së Veçantë të Hetimeve ne Policinë e Kosovës. Haizur ka hetuar rastin e kryeshefit të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com, Haziri, i cili ka thënë se vendimi i është komunikuar verbalisht ndërsa arsyet pse është shkarkuar nuk i di ende.

“Ajo çka mundem me të konfirmu aktualisht është se jam shkarkuar, po mu ashtë komuniku verbalisht që nga e premtja nuk do të jem në pozitë. Në polici do të jem por jo në pozitën që kam pasur (shef i njësisë së veçantë të hetimeve, ish-TaskForcës). Arsyet nuk i kanë komunikuar kam kërkuar arsye nuk më kanë dhënë. Kjo është e gjitha çfarë kam”, ka thënë ai për KALLXO.com

Haziri, gjithashtu ka njoftuar se deri më tani i janë ofruar tri pozita brenda Policisë së Kosovës.“Nuk mundem me të dhënë përgjigje. Më kanë ofruar 3 pozita por nuk kam vendosur as unë as ata”- ka theksuar Haziri.

Ndërkaq, Albanian Post ka kuptuar se shkarkimi i Hazirit lidhet pikërisht me hetimet e tij ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili jendet në paraburgim, derisa arrestimin e tij e pati kritikuar ashpër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika