“Nuk e publikojmë draft-statutin – është në diskutim e sipër”, thotë Stano

Zëdhënësi i Politikës së Jashtme dhe i Politikës së Sigurisë të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar se BE-ja nuk do të publikojë dokumentet zyrtare që janë duke u diskutuar, duke përfshirë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai ka thënë se dokumenti është ende në fazën e diskutimit dhe përpjekjet diplomatike po vazhdojnë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Bashkimi Evropian nuk i publikon dokumentet zyrtare që janë duke u diskutuar.

Kështu tha zëdhënësi i Politikës së Jashtme dhe i Politikës së Sigurisë të BE-së, Peter Stano, kur u pyet nëse BE-ja do ta publikojë përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se drafti është në diskutim e sipër ndërsa ka kërkuar edhe nga palët e përfshira në negociata që të mos e publikojnë atë, raporton KlanKosova.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, ka deklaruar Stano.

Ndër të tjera, ai kujtoi se propozimi i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit palëve, Kosovës dhe Serbisë, nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor dhe më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian.

Kryeministri Albin Kurti, më 24 nëntor, tha se nuk është ai i cili duhet ta publikojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë, sipas tij, duhet të bëjë ndërmjetësi evropian.

Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, u është prezantuar Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (ShBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Tash i përket ndërmjetësit, i përket ndërmjetësit evropian që ta bëjë publik draftin dhe kjo është arsyeja pse unë nuk i bëj dot publike vërejtjet dhe kritikat e mia. Besoni që ka aktorë të ndryshëm që mezi presin unë të bëjë shkelje të procesit dhe procedurave dhe kjo do ta dëmtonte përfaqësimin e Republikës së Kosovës. Sa për mua, le ta publikojnë edhe draft-statutin, e kësisoj të hapet edhe rruga për të publikuar edhe ne vërejtjet e kritikat tona”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika