“Nuk më frikësojnë as Lista Serbe e as Brigada e Veriut”, nënkryetarja e Zveçanit “sfidon” grupet kriminale në veri

Nën dyshimet se Lista Serbe apo organizata terroriste “Brigada e Veriut” janë përgjegjësit për djegien e lokalit, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka ritheksuar se nuk mund ta frikësojë askush dhe se do “të bëj një ndërtesë edhe më të madhe” sesa lokali që iu dogj.

Ajo ka thënë se grupet kriminale në veri të Kosovës nuk e kanë më sundimin që kishin dhe se punësimi i serbëve në institucionet kosovare po iu pengon.

“Nuk mund të akuzoj askënd personalisht, por sipas meje nuk është askush pos Listës Serbe ose Brigadës Veriore. Sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve në institucionet e Kosovës.

Por, një gjë nuk mund ta kuptojë, si mundet që ne të punësohemi në institucionet e Kosovës, e vetë ata bëjnë kërkesë të kthehen nëpër institucionet kosovare. Mund ta potencoj se nuk frikësohem, është evidente që e kanë pas sundimin në këtë pjesë të Kosovës në këto vite dhe tash i ka dalë nga dora kjo situatë dhe këto janë qëllime që ta penojnë në punën tonë”, ka thënë Tomaniq në një intervistë për TV Dukagjinin.

“Disa serbëve nuk po u konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës. Sa më përket mua, unë atyre nuk iu frikësohem, tash do të bëj një ndërtesë edhe më të madhe dhe do të sjell këtu njerëz nga jugu që ta dinë këtë”, ka shtuar ajo.

Tomaniq ka treguar se si ka ndodhur djegia e lokalit të saj.

“Kam dalë te lokali për të parë çfarë ka ndodhur. E potencoj që xhamat nuk kanë qenë të thyer, ka qenë vetëm një pjesë nga ku kanë hedhur mjetin shpërthyer brenda, zjarri ka qenë në mes të lokalit. Pra nuk ka mundësi të ndodhë për ndonjë arsye tjetër, energjisë elektrike apo diçka tjetër. Pasi mjeti shpërthyer është futur nga jashtë dhe një pjesë e vogël e xhamit ka qenë e thyer”, ka theksuar nënkryetarja e Zveçanit.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika