Nuk u paguan për muajin prill, rreth 350 minatorë të “Trepçës” refuzojnë të vazhojnë punën

Rreth 350 minatorë të minierës “Trepça” kanë refuzuar të vazhdojnë punën, sepse nuk kanë marrë pagat e muajit prill. Deri më tani, rreth 1250 punëtorë të kësaj miniere ende nuk kanë marrë pagat e tyre të muajit të kaluar. Kjo ndodhi, pavarësisht marrëveshjes së mëparshme që parashikonte shpërndarjen e pagave ndërmjet datave 5-10 të çdo muaji pa vonesa

Rreth 350 minatorë të minierës “Trepça”, që janë në ndërrimin e parë, kanë refuzuar të vazhdojnë punën, sepse ende nuk i kanë marrë pagat e muajit prill.

Sot kur është data 13 maj, rreth 1250 minatorë e punëtorë të minierës “Trepça” ende nuk i kanë marrë pagat e muajit prill.

Greva që u mbajt pikërisht për paga dhe disa çështje të tjera u ndërpre vetëm pas marrëveshjes, ku në njërën ndër pikat parashihej që pagat të shpërndahen ndërmjet datave 5-10 pa asnjë vonesë.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika