Numri i të vdekurve në Sloviansk rritet në 11, ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën nën rrënoja

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në qytetin lindor të Ukrainës, Sloviansk, pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi pesëkatëshe të premten, që vrau të paktën 11 njerëz

Ilustrim

Operacionet e shpëtimit vazhduan të shtunën pasdite në qytetin lindor të Ukrainës, Sloviansk, pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi pesëkatëshe të premten, që vrau të paktën 11 njerëz, duke përfshirë një fëmijë të vogël dhe plagosi 21 të tjerë.

Në vazhdën e sulmit vdekjeprurës të së premtes, forcat ajrore të Ukrainës thanë se vendi së shpejti do të kishte armë që mund të parandalonin sulme të tilla, duke iu referuar mbrojtjes ajrore të kërkuar prej kohësh Patriot, e cila pritet të arrijë diku pas Pashkëve, sipas zëdhënësit të forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat.

Të shtunën, presidenti Zelenskyy nënshkroi dekrete që prezantonin dy lista të tjera sanksionesh kundër rreth 700 bizneseve dhe qytetarëve rusë dhe bjellorusë, përfshirë atletët rusë.

“Presioni sanksionues ndaj të gjithë atyre që janë fajtorë për këtë agresion, bllokimi i aseteve dhe mundësive të tyre në nivel të gjithë botës është vetëmbrojtja e botës, dhe sot kundër çdo mundësie tjetër agresioni”, tha Zelenskyy, raportom euronews.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika