Numri i viktimave në Liban nga fillimi i eskalimit të fundit të Izraelit ka arritur në 687, përfshirë 98 fëmijë, ka bërë të ditur të enjten ministri i Informacionit, Paul Morcos.
Sipas Morcos, mes të vdekurve ndodhen edhe 15 mjekë dhe ekipet e shpëtimit, që u angazhuan për të ndihmuar qytetarët e prekur nga sulmet, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ai shtoi se situata në disa zona është ende shumë e vështirë dhe ekipet e emergjencës po përballen me vështirësi të mëdha për të ofruar ndihmë.
Ministri gjithashtu njoftoi se 45 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Libanit. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike.