“Ofendimet rajonale apo urbano-rurale hiç më pak se primitivizëm i skajshëm”- Peja preket nga vërshimet, por jo edhe nga ofendimet raciste sikurse Skenderaj

"Fatkeqësisht shoqëria jonë udhëhiqet nga paragjykimet qoftë ato individuale apo rajonale, të cilat nuk po kanë të ndalur në këtë shoqërinë tonë polarizuese! Kosova është vend i vogël dhe ofendimet qoftë rajonale apo urbano-rurale në bazë të një vendi të caktuar janë hiç më pak se primitivizëm i skajshëm"

“Ofendimet rajonale apo urbano-rurale hiç më pak se primitivizëm i skajshëm”- Peja preket nga vërshimet, por jo edhe nga ofendimet raciste sikurse Skenderaj

Ishte janari i këtij viti ku të reshurat e dendura të shiut, përveç që sollën në Kosovë vërshime dhe shkaktuan dëme që po besohen të jenë disamilionëshe(mbi 12 milionë euro), në Drenicë sollën edhe ofendimet raciste kundër kësaj pjesë të Kosovës, respektivisht, kundrejt Skenderajt.

Vërshime kishte edhe gjatë javës së kaluar në qytetin e Pejës, ku mbetën dy persona të vdekur dhe u shkaktuan shumë dëme materiale. Gjithashtu, edhe gjatë së shtunës (dje) kishte shi të rrëmbyeshëm në Prishtinë, ku u shkaktuan dëme jo shumë të mëdha.

Por, në këto dy raste, si në Pejë njashtu edhe në Prishtinë, në rrjetet sociale nuk pati ofendime raciste, siç pati kundrejt qytetarëve të komunës së Skenderajt.

Për këto ofendime për Dukagjinin ka folur edhe sociologu kosovar, Jeton Brajoshri, i cili ka potencuar se ofendimet qoftë ato rajonale apo urbano-rurale në bazë të një vendi janë primitivizëm i skajshëm.

“Fatkeqësisht shoqëria jonë udhëhiqet nga paragjykimet qoftë ato individuale apo rajonale, të cilat nuk po kanë të ndalur në këtë shoqërinë tonë polarizuese! Kosova është vend i vogël dhe ofendimet qoftë rajonale apo urbano-rurale në bazë të një vendi të caktuar janë hiç më pak se primitivizëm i skajshëm”, ka thënë Brajshori për Dukagjinin.

Dukagjini, gjithashtu, ka biseduar edhe me të parin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, rreth këtyre ofendimeve, por edhe nëse Qeveria e Kosovës ka bërë diçka për dëmet milionëshe që u shkaktuan në Skenderaj.

Sa u përket ofendimeve, Nura ka theksuar se nuk i ka përcjellë shumë këto ofendime që u janë bërë qytetarëve të komunës së tij.

Por, nëse ka pasur ofendime të tilla raciste (rrjetet sociale kanë qenë të vershuara nga ofendimet), sipas Nurës, tashmë janë vetëdijësuar se ofendimet raciste (ndaj Drenicës) vijnë nga mbetjet e ish-sisteme pushtuese të kaluara.

“Dëmet nga vërshimet e 19 janarit sipas komisionit (profesional) kapin shifrën prej 12 milion e 200 mije euro. I gjithë procesi i vlerësimit bashkë me dokumentacionin konform legjislacionit në fuqi është proceduar moti në qeveri dhe nuk ka ende diçka konkrete. Sa i përket këtyre qe ti po i quan ofendime, nuk di saktësisht për çka e ki fjalën, të gjitha komunat janë solidarizuar me ne atë situatë me çka kanë pas në dispozicion, pa harruar edhe kontributin në mjete financiare për Fondin e vërshimeve nga shumë organizata e njerëz vullnetmirë të gjitha anëve. Nuk kam pas kohë as me i përcjellë komentet e as me bë krahasime, por nëse ka pas edhe të tilla tashmë jemi të vetëdijshëm se këto vijnë nga mbetjet e ish-sistemeve pushtuese të kaluara”, ka thënë Nura.

Sociologu Brajshori, më tej ka theksuar se dëmet materiale kalohen, por ofendimet shkaktojnë dhunë psikike.

“Fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin rajon, etni apo race, qytetarët më të prekur janë ata të cilët e kanë një status më të ulët socio-ekonomik, pra nuk i kanë patur kushtet që të krijojnë kushte jetese më të mirë. Solidaritetin që e kemi pasur me njëri-tjetrin gjatë viteve të okupimit shumë shpejt e harruam dhe filluam me ndarje dhe ofendime. Duhet një gjë ta kuptojmë se dëmet materiale kalohen, por ofendimet shkaktojnë dhunë psikike të cilat e rëndojnë edhe më shumë jetën e tyre duke shkaktuar vuajtje shpirtërore”, ka shtuar Brajshori.

Gjithashtu, Brajshori ka treguar se a do ta kalojë shoqëria kosovare këtë gjendje të ofendimeve raciste në baza rajonale.

“Shoqëria jonë është ende në fazën tranzitore, por në aspektin e empatisë kemi progres me hapa të ngadaltë, ndërsa tek ndarja rajonale kemi regres të plotë. Ofendime të shumta, paragjykime, stereotipe sidomos për rajonin e Drenicës na tregojnë se ende nuk kemi arritur ta bëjmë atë që Kierkegardi e quante hopin cilësor në rrethin vicioz dhe nuk i pranojmë të tjerët të cilët janë si ne! Shoqëria jonë duhet të punojë më shumë në gjenerata e reja, prindërit duhet të edukojnë fëmijët që të jenë solidarë dhe të kenë empati. Duhet të nisemi secili nga vetvetja, nuk mund ta ndryshosh tjetrin nëse nuk e ndryshon vetveten. Nuk kemi nevojë për tensione rajonale, problemin e kemi diku tjetër, duhet ta respektojmë secilin dhe se ofendimet e më të dobëtat dhe përkrahja e të fortit thjeshtë nuk është njerëzore. Të gjithë jemi të barabartë! Shpresoj se gjeneratat e reja do ta kuptojnë këtë, sa ma shpejt, aq më mirë!”, ka potencuar sociologu Brajshori.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika