OKB thotë se ndihmat për Gazën janë bllokuar në portin izraelit

Philippe Lazzarini.

Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ofron ndihma për palestinezët në Gazë po përballet me pengesa administrative në rritje nga Izraeli, njoftuan zyrtarët. Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën, UNRWA, tha se në një port të Izraelit ishte bllokuar një dërgesë ushqimore që mund të plotësojë nevojat 30 ditore për palestinezët.

Izraeli pretendon se 12 punonjës të kësaj agjencie ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërsa një numër vendesh donatore pezulluan fondet. UNRWA i ka shkarkuar punonjësit e akuzuar dhe ka nisur një hetim.

​“Aktualisht mjedisi ku jemi është mjaft armiqësor ndaj agjencisë. Disa vendime kanë filluar të ndikojnë tek aftësitë e agjencisë që të funksionojë siç duhet”, tha të premten Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së ndihmave për palestinezët, UNRWA.

Ai tha se një kontraktor që ofronte shërbime për agjencinë në portin Ashdod e ka njoftuar atë se nuk mund të vazhdonte të punonte me organizatën e ndihmave pas udhëzimeve nga autoritetet izraelite.

Si rezultat, tha zoti Lazzarini, në port është bllokuar një dërgesë nga Turqia me 1,049 kontejnerë me furnizime ushqimore që mund të mbulojë nevojat e 1.1 milion njerëzve për një muaj.

Ai tha se UNRWA e kishte informuar Turqinë për bllokimin. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet turke. Incidenti ndodh ndërsa Gaza përballet me një emergjencë humanitare në rritje, me qindra mijëra palestinezë që përballen me urinë akute./ VOA

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika