Operacion antidrogë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari që kultivonte 33 bimë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Rracaj të Gjakovës është arrestuar i dyshuari që kishte kultivuar 33 bimë narkotike me gjatësi prej 190 centimetra deri 290 centimetra

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e 14 shtatorit, në fshatin Rracaj të Gjakovës, antidroga e Policisë së Kosovës në Gjakovë ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda.

Policia njofton se me këtë rast janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar.

“Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190 centimetër deri 290 centimetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim: një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram, një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit.

Tutje gjatë kontrollit janë gjetur një peshore elektronike, mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe mostër nga bima e dyshuar narkotike.

“Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari i cili ka kultivuar bimët narkotike. Bimët narkotike janë tërhequr dhe asgjësuar përmes djegies”.

Për rastin e ndodhur është njoftuar prokurori kompetent në Gjakovë, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa personi i dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedurë të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika