Operacioni “Vjeshta 2025” nga Policia, arrestohen katër persona për prostitucion – tre burra e një grua

Zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoriatin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, Inspektorët e Punës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kanë zhvilluar operacionin “Vjeshta 2025” nga 10 deri më 15 nëntor 2025, me qëllim identifikimin e hershëm të viktimave të trafikimit dhe parandalimin e veprave penale në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit, kontrollimin e lokaleve ‘Muzikë Live’, kontrollimin e ‘Qendrave të Masazhit’, është zhvilluar plani taktik lidhur me ‘Eskorta’, si dhe inspektimi i një objekti me 8 njësi banesore, njofton Dukagjini.

“Gjatë realizimit të operacionit janë: inspektuar-kontrolluar i 50 lokaleve ‘Muzikë Live’ në tërë territorin e vendit, ku janë hasur gjithsej 449 persona (357 femra dhe 92 meshkuj), prej tyre 168 shtetas të Kosovës ndërsa 281 shtetas të huaj. Prej këtyre lokaleve të inspektuara 6 janë mbyllur për shkelje administrative nga Inspektorët e IQMT – MINT. Janë inspektuar i 73 ‘Qendra të Masazhit’, në to janë hasur gjithsej 201 persona (162 femra dhe 39 meshkuj), nga to 112 shtetase të Kosovës ndërsa 89 shtetase të huaj Prej këtyre lokaleve 5 janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët përkatës. Janë iniciuar 8 rasteve për veprat penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, ku janë arrestuar 8 femra të dyshuara (4 shtetase Kosovare dhe 4 shtetase të huaja) si dhe janë identifikuar 19 fëmijë lëmosh kërkues. Është iniciuar një rast “Marrje me prostitucion“ dhe janë arrestuar 4 të dyshuar prej tyre 3 meshkuj dhe 1 femër kosovarë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu së bashku me zyrtarë nga institucionet e lart-cekura, është inspektuar një objekt me tetë njësi banesore në Prishtinë dhe gjatë inspektimit është vërtetuar se një person kishte mare me qira këtë objekt e të cilin e shfrytëzonte që të ushtrojë veprimtarin e lëshimit me qira të banesave për mes BNB dhe booking, të njëjtin nuk e kishte të regjistruar si veprimtari biznesore.

Pas përfundimit te inspektimit objekti është mbyllur nga IQMT – MINT, si biznes i pa regjistruar, po ashtu nga ATK është iniciuar procedurë për shkelje administrative.
Punëtoret e hasura në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse janë viktima të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast konkret.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika