Opozita i reagon ministres Nagavci se “për 3 vjet u ndërtuan 850 për qind më shumë çerdhe” sesa për 17 vjet

Ministrja e Arsimit, Arberi Nagavci, ka deklaruar se gjatë mandatit të saj "janë ndërtuar 850% më shumë çerdhe se gjatë viteve 2003-2020". Kjo deklaratë është kritikuar nga opozita si “propagandë dhe mashtrim”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

“Nëse i referohemi situatës me ndërtimin e çerdheve të reja, nëse e shohim në përqindje, çerdhet e reja gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes janë për 850 për qind më shumë sesa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020…  Është shifër reale. 850 për qind është 850 për qind më shumë. 100 për qind, 200 për qind, 300 për qind, 400 për qind… 850 për qind”.

“Propagande dhe mashtrim” po cilësohet nga opozita kjo deklaratë e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, thënë në një intervistë në KTV.

Sipas nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, Qeveria Kurti vetëm në “propagandë dhe mashtrim” merr notë kaluese.

“Me 4 çerdhe të ndërtuara gjatë mandatit të qeverisë Kurti, edhe një 3-vjeçar me njohuri bazike të matematikës, do ta dinte që deklarata e ministres Nagavci është e pasaktë. Është mashtrim. Është përpjekje delitanteske për manipulim. Në fakt, propaganda dhe mashtrimi është fusha e vetme ku kjo qeveri merr notë kaluese”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kurse për deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, ministrja  Arsimit po “i bën kërrsh përqindjet”

“Këta a janë analfabetë funksionalë apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?!

Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtuar 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj, i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtuar një gjysmëçerdhe, kjo mandej e ka rritur numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4.

Për besë s’di njeri a me qeshë a me qajtë. 160 çerdhe i kanë premtu brenda mandatit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

 

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika