Opozita injoron ftesën e Presidentes Osmani për manifestimin qendror në Bllacë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një manifestimin qendror “Nga Esksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, në nder të 23-vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

Liderët e tri partive opozitare, PDK, LDK e AAK, kanë injoruar ftesën e Presidentes së Kosovës, për manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit.

Në këtë manifestim, i cili është organizuar nën patronatin e Presidencës së Kosovës, nuk morën pjesë liderët e tri partive opozitare, Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku.

Megjithëse zyra e Presidencës u kishte dërguar ftesat të tre liderëve, ata nuk u panë sot në këtë manifestim.

Telegrafi tregon se ka provuar të kontaktojë me të tre liderët opozitarë, për të mësuar arsyen se përse nuk ishin pjesëmarrës në këtë manifestim, por të njëjtit, deri tani nuk janë përgjigjur.

Ndër të tjera, Osmani dhe Kurti sot në mëngjes kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit për çështjen kombëtare, Adem Demaçi, si dhe tek ushtarët e rënë të NATO-s, në Kosovë.

Ftesa drejtuar Haradinajt
Ftesa drejtuar Abdixhikut
Ftesa drejtuar Krasniqit

Osmani në Bllacë: Liberalizimi duhet të ndodhë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika