Opozita nuk po e pengon dialogun me Serbinë

Sipas ish-diplomatit në Kosovë, Ylber Hysa, qeveria e tanishme në pushtet nuk është e sfiduar nga opozitarizmi agresiv sa i përket procesit të dialogut

Ish-anëtari i “Ekipit të Unitetit” në procesin e Vjenës, Ylber Hysa, ka thënë se Qeveria që është në pushtet nuk ka ndonjë pengesë nga ana e opozitës për zhvillimin e procesit të dialogut.

Sipas tij, Qeveria e tanishme nuk është e sfiduar nga opozitarizmi agresiv.

I ftuar në emisionin “Five”, ai ka thënë se për dallim nga procesi i Vjenës në atë kohë, që ka qenë për statusin e Kosovës, tash kemi të bëjmë me një natyrë tjetër të dialogut, që sipas tij në fillim ka qenë për normalizim të marrëdhënive kurse tash si qendër ka njohjen reciproke.

“E kemi të qartë, ajo që ndodh sot është natyrë e dialogut tjetër, në fillim është quajtur për normalizim tani është për njohje reciproke, Beogradi nuk do të hyjë në një proces të tillë pa një karrotë të definuar, që ka të bëjë tash edhe me situatën dhe luftën në Ukrainë”, ka thënë Hysa.

Sipas Hysës, opozita e ka trimëruar dhe përkrahur në aspektin e dialogut qeverinë Kurti dhe siç thotë ai Qeveria duhet të jetë koshiente sa i përket kësaj mundësie.

Ish-diplomati i Kosovës, ndër të tjera ka thënë se dialogu me Kosovën është pjesë e një konglomerati që ka një mundësi të mirë që duhet të shfrytëzohet.

“Kemi një shancë interesante, një qeveri që ka fituar shumicën në Kosovë dhe një qeveri që sapo ka fituar në Beograd, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe presidentin Biden që ka një mandat tutje në Amerikë, një rrethanë që po të ketë strategji, duhet të shfrytëzohet”, ka theksuar Hysa.

Ndërkaq, Hysa për procesin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se ka qenë një proces i parregullt.

“Millosheviq asnjëherë nuk është dënuar, madje e ka përqeshur gjyqin, ndërsa kosovarët nuk i kanë ikur drejtësisë, nuk kanë bërë vetëvrasje nëpër gjyqe, kanë qenë të rregullt dhe me përgjegjësi”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo është tendencë e Serbisë, që të relativizojnë krimin që e kanë bërë.

“Është strategjji e tyre dhe tendencë, Serbia po mundohet që tash të arrijë atë që Millosheviqi nuk ka mbërritur ta shohë”, ka përfunduar Hysa.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika